Lotaria Amerikane, COVID-19 shtyn afatin e shpalljes së fituesve

Lotaria Amerikane, COVID-19 shtyn afatin e shpalljes së fituesve

240
0
Shares

Ndërsa qytetarët shqiptarë janë duke pritur me padurim shpalljen e fituesve të Lotarisë Amerikane, për të cilën aplikuan në nëntor të vitit 2019, mësohet se Departamenti i Shtetit e ka shtyrë për në 6 qershor, ditën e dhënies së përgjigjeve. Shkak për këtë është bërë situata e pandemisë së Covid 19 që është përhapur në të gjithë botën.

“Njoftimi i parë bëhet nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e cila sot ka deklaruar se: “Departamenti po shtyn hapjen e Kontrollit të Statusit të Hyrjes për aplikantët DV-2021 nga data 5 maj deri më 6 qershor 2020.

Hapja e vonuar nuk do të ndikojë nègativisht në aftësinë tonë për të proçeduar dhe planifikuar DV-2021 Intervistat, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”, shprehet ambasada.

Po njesoj, në faqen ku çdo aplikant kërkon të mësojë përgjigjen për veten e tij, jepet data 6 qershor 2020 si data për kontrollin e Statusit të Hyrjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY