Pacollit i anulohet leja për ulje në Aeroportin e Prishtinës, ministria: S’do...

Pacollit i anulohet leja për ulje në Aeroportin e Prishtinës, ministria: S’do trajtohesh ndryshe nga qytetarët e tjerë

149
0
Shares

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se i është anuluar leja për uljen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës me aeroplanin e tij.

Në reagimin e tij Pacolli ka theksuar se anulimi i lejes është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës për të lëvizur.

“Anulimi i lejes së uljes në aeroportin e Prishtinës për aeroplanin tim është privim i drejtpërdrejtë i së drejtës sime për të lëvizur”, shkruan në profilin e tij në Facebook.

Ndërkohë me herët Pacolli ka reaguar lidhur me kthimin e tij në Kosovë dhe qëndrimin për 14 ditë në karantinë.

Kreu i AKR-së, ka thënë se ajo çfarë po ndodhë është tronditëse për të, duke shtuar se ai po pengohet të kthehet në Kosovë nga një Qeveri të cilën ai e ka votuar.

Ndersa, Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë zyrtare nga Pacolli. Ministria thekson se Pacolli nuk do të trajtohet ndryshe nga qytetarët e tjerë. Ndërkaq MSH-ja rithekson se kushdo që hyn në Kosovë, do t’u nënshtrohet masave të njëjta dhe se të gjithë trajtohen “jo nga pozita por sipas kritereve të përcaktuara shëndetësore”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY