Pas akuzave të PD, më në fund një institucion nis hetimin e...

Pas akuzave të PD, më në fund një institucion nis hetimin e tenderave abuzivë për COVID-19

141
0
Shares

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore.

Duket se kjo vjen pas denoncimeve të shumta nga opozita dhe media se me tenderat dhe prokurimet që po kryhen në funksion të përballimit të pandemisë COVID-19 po bëhen abuzime dhe vjedhje të shumta.

Kështu me Urdhrin e Kryetarit të KLSH nr. 48, datë 31.03.2020, institucioni ka ngritur grupin e punës për regjistrimin e rasteve të denoncuara në media mbi abuzimet me fondet dhe pronën publike, të cilat janë dhe do të jenë objekte auditimi në vijim.

Duke qenë të vetëdijshëm se zyrtarët e prokurimeve publike në mbarë botën po hasin një presion të jashtëzakonshëm në përpjekjet e tyre për të plotësuar kërkesën shumë të madhe për pajisje dhe furnizime, Institucionet e specializuara ndërkombëtare theksojnë se duhet të vijojë zbatimi me rigorozitet, transparencë dhe rregulla të qarta i mënyrave se si qeveria duhet t’i prokurojë mallrat dhe shërbimet. Në dt. 15.04.2020, Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) publikoi udhëzime dhe referenca për risqet dhe luftën ndaj korrupsionit në kontekstin e COVID-19, duke e nisur pikërisht me sistemet e prokurimit. Udhëzimet theksojnë se, “Qeveritë në mbarë botën duhet të aktivizojnë bazën ligjore emergjente për t’u përballur me COVID-19, në mënyrë të tillë që sistemet shëndetësore të jenë të pajisura siç duhet. Por, ndërkohë që legjislacioni në kushte emergjence duhet të jetë eficient në prokurimin e pajisjeve jetike shëndetësore, mund të dobësohet kontrolli mbi shpenzimet publike dhe sistemet e prokurimit mund të bëhen shënjestra të lehta për abuzuesit”, argumenton KLSH këtë “hetim” që ka nisur.

Në këto kushte, KLSH rekomandon fort që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale. Gjithashtu  inkurajohen të gjitha entet tona publike të përdorin platforma prokurimi online, duke i publikuar të dhënat në formate sipas Standardeve Ndërkombëtare të të Dhënave të Hapura të Kontraktimit, përmes sistemeve transparente që veprojnë në bazë të të dhënave të strukturuara dhe komunikimit efiçient. Në këtë mënyrë, prokurimet bëhen të gjurmueshme, në përputhje me ligjet dhe praktikat e mira, duke i shërbyer më së miri taksapaguesve.

Lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, sjellim në vëmendje se që në janar të këtij viti, KLSH i ka kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht: • vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit, • vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave, • përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe • hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

“Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Kontrolli i Lartë i Shtetit, thotë se do të vijojë bashkëpunimin në një shkallë më të lartë me Prokurorinë e Përgjithshme, me SPAK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në denoncimin e rasteve të abuzimit me fondet dhe pronën publike gjatë pandemisë, duke garantuar auditim të thelluar për një proces tenderimi publik sa më transparent, të hapur, gjithëpërfshirës e të përgjegjshëm. Për këtë, KLSH do të vazhdojë të jetë i hapur dhe bashkëpunues me mediat dhe OJF-të e specializuara në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike, me qëllim thellimin e luftës kundër korrupsionit edhe në këto situata të pazakonta”, njofton KLSH.

Më herët Partia Demokratike, i ka bërë thirrje Kontrollit të Lartë të Shtetit, të hetojë 17 tenderat sekretë që Rama ka lëvruar në kohë pandemie. Sipas PD-së, janë miliona euro abuzime, që mund të kishin ndihmuar mijëra familje dhe biznese.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY