“Nuk është çështje e ngutshme”, Covid-19 shtyn seancën për Saimir Tahirin

“Nuk është çështje e ngutshme”, Covid-19 shtyn seancën për Saimir Tahirin

122
0
Shares

Sot u zhvillua në gjykatën e Apelit procesi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, tetë muaj pasi ai u dënua me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre.

Gjyqi u shty për në datën 13 maj ora 10:00, pasi gjykata tha se për shkak të aktit normativ kjo nuk është çështje e ngutshme.

I pranishëm në seancë ishte edhe avokati i Tahirit Maks Haxhia dhe avokati i Jaeld Çelës , Petrit Ismailaj. Tahiri nuk është paraqitur në gjykatë ditën e sotme, ndërsa jashtë dyerve të saj u pa vetëm avokati i ish-ministrit i pajisur me maskë mbrojtëse.

Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar me tre vite shërbim prove. Ish-ministri e ka apeluar këtë vendim duke kërkuar pafajësi.
/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY