Ra aksidentalisht nga pema e shtëpisë, ndërron jetë fotografi i njohur nga...

Ra aksidentalisht nga pema e shtëpisë, ndërron jetë fotografi i njohur nga Elbasani

204
0
Shares

Një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht. Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, raportohet ka rënë aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte hipur për të prerë degët e thata.

Fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra.

Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë.

Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY