“As ‘babai i kombit’ s’i bën dot derman”, Ish-ministri për krimet e...

“As ‘babai i kombit’ s’i bën dot derman”, Ish-ministri për krimet e fundit: Me Kodin e ri Penal, s’duhej të lëvizte miza

187
0
Shares

Në një kohë kur vendi u trondit dje nga dy vrasje më armë, në të cilat pati 4 viktima, vjen një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ky i fundit, përmes një statusi në Facebook ka komentuar Kodin e ri Penal, që sipas tij, me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, në këtë kohe nuk duhet të lëvizte as miza.

Sipas Manjanit, krimi vazhdon të shëtisë i lirë sipas qejfit, ndërkohë që nuk i kurseu ironitë për kryeministrin Edi Rama.

Brenda pak orëve u vranë 4 vetë. 2 në Lezhë e 2 në Durrës.Ndërkohë vendi është ende i izoluar. Sipas Kodit Penal të shefave të shtetit monist, s’duhet të lëvizë as miza.

Po krimi vazhdon i lirë të shëtisë sipas qejfit.2×2=jetë njerëzish!

As “babai i kombit” e as “babai i Kushtetutës” nuk i bënë dot derman..Ah, harrova. “Babës së kombit” i rregullohet frymëmarrja në kësi rastesh…”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY