Basha: Pandemia ekonomike, shqetësim kryesor për opozitën

93
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sonte per syri tv ne nje interviste ne Cim Pela live se  pandemia ekonomike eshte shqetësim kryesor për opozitën.

Pjese nga intervista:

Lulzim Basha: Opozita ka detyrën e saj të parë – të evidentojë problemin dhe këtë e ka bërë. Ka detyrën e saj të dytë – të propozojë rrugët e daljes dhe këtë e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë. Ka detyrën e saj të tretë – të mbështesë, të inkurajojë çdo qëndrim qytetar, qoftë ky i biznesit të vogël, i grupeve të tjera të interesit, i kryefamiljarëve që kemi parë gjithë këto ditë që çohen për bukën e gojës, sepse momenti ku kemi ardhur është moment tepër kritik. Nuk bëhet fjalë më thjesht për rrezikun e pandemisë, i cili nuk është venitur, siç shohim edhe nga kurbat që lëvizin. Mjaftoi një fasoneri në Krujë që të infektonte me përmasa të llahtarshme Bashkinë e Krujës, Bashkinë e Kurbinit dhe e shpërndau deri në Mat, por mbi të gjitha për të luftuar pandeminë ekonomike, sepse vendi tani po lëngon. Në qoftës e para krizës 1 në 2 familje shqiptare nuk mbyllnin dot muajin, imagjinoni se çfarë ndodh tani, ku edhe ata që merrnin 300-400 apo 500 mijë lekë ose si të punësuar apo të vetëpunësuar kanë tani më shumë se 6 javë që nuk kanë asnjë të ardhur. Faturat ndërkohë vazhdojnë e vijnë, vijnë faturat e energjisë që janë më të lartat në rajon, vijnë faturat e ujit, vijnë detyrimet e tjera. Këto vazhdojnë sikur nuk ka pandemi, sikur nuk ka krizë, por çfarë ka ndodhur?! Konsumi ka rënë në pikiatë, fuqia blerëse ka rënë në pikiatë. Pra pandemia ekonomike, gjendja e ekonomisë është sot shqetësimi ynë kryesor si opozitë.

n.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY