Ekzekutimi i vellezerve ne Durres, pista e hetimit, shoqerohen disa persona nga...

Ekzekutimi i vellezerve ne Durres, pista e hetimit, shoqerohen disa persona nga policia

313
0
Shares

Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia u vrane sot me armë zjarri në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit ndersa policia ka shoqeruar disa persona ne cilesine e deshmitarit.

Viktor Haxhia kishte një licensë avokatie.

Ndërkohë, vëllai i Viktorit, Besmiri njihet me nofken Miri i Koles nga Gjegjani Pukes, ka një pikë makinash që i japin me qera, sherbim karroatreci dhe një lavazh.

Një nga pistat ku po hetohet për motivin e vrasjes së dy vëllezërve, është ajo e dhënies së makinave me qira që Besmiri kishte.

Nuk dihet nëse viktimat kanë pasur njohje me agresorët e tyre, pasi mësohet se ata e kanë ndaluar vetë makinën por janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga ana e atentatorëve.

Si pasojë dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vend. Makina e tyre është ende në vendngjarje duke u “çmontuar” nga grupi hetimor, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në morg. /DRONI.la

Dy të rinjtë e ekzekutuar nuk janë njohur kurrë si agresivë të paktën kështu ka njoftuar policia ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve dhe personave që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY