SHENIM/ Propozimi i turpshem i Ilir Beqjes

SHENIM/ Propozimi i turpshem i Ilir Beqjes

986
0
Shares

Ish ministri i Shendetesise dhe nje biznesmen i sukseshem ne fushen e IT, ka propozuar sot pa iu skuqur faqja dhe pa iu dridhur dora, uljen e pagave dhe pensioneve ne menyre qe te ruhet kapaciteti i buxhetit te shtetit ne parametra normale.

Ky eshte Ilir Beqja. Autori i koncesioneve abuzive ne shendetesi te cilat i marrin cdo vit shtetit shqiptar me teper para per pune te pabere apo pune te mbicmuar, sesa do te perfitonte buxheti nga ulja e pagave sipas propozimit te Beqjas.

“Nga 1 maj 2020 deri në 31 dhjetor 2020, të gjithë të punësuarit e sektorit publik, institucione e ndërmarrje, qendrore e vendore, të varura e të pavarura, të paguhen me 90 % të pagës së tyre normale. Por jo më pak se paga minimale në shkallë vendi, duke përjashtuar edhe ata që janë në vijën e frontit të luftës. Paga mesatare mujore në sektorin publik është 63,000 lekë. Të punësuar janë rreth 172 mijë.

Krijojmë kështu një fond rreth 8,7 mld lekë (4,5 mld punonjës buxhetorë dhe 4,2 mld punonjës jobuxhetorë). Po kështu, çdo pension suplementar e shtesë pensioni suplementar (nëpunës i lartë shtetëror, ushtarak në lirim, profesor etj.) për tetë muajt e mbetur të vitit, të marrë 75 % të këstit mujor të muajit prill 2020.”, propozon Beqja.

Nese ka nje njeri pa te drejten morale te permende pagat dhe pensionet e te tjereve eshte ky, qe nga taksat e shqiptareve, duke qene minister zmadhoi fitimet e tij me tendera publike ne dhjetra milione euro.

Mire qe mori vet me kompanine e tij por lejoi qe ne emer te dikasterit qe drejtonte te behej abuzimi me i madh me parate e taksave te shqiptareve duke furnizuar nder te tjera permes koncesioneve edhe vjedhjen e zgjedhjeve ne 2015, 2017, 2019.

Vilmes nuk duhet t”i ulet rroga fare, por te robtuarve qe bejne leket per Vilmen duhet tju ulet. Po si nuk ke turp, o burre! /DRONI.la

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY