Kokainë në banane/Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin për Arbër Çekajn

Kokainë në banane/Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin për Arbër Çekajn

160
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin e ankimit të Arber Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë.

Çekaj kërkonte pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në datën 11 maj. Ndërkohë, në varësi të situatës do të vendoset nëse gjykata do ta shqyrtojë ose jo ankimin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë më herët pretencën për Arbën Çekajn duke kërkuar për të 21 vite burg, që në rast dënimi do të konvertohej me 14 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çekaj akuzohet për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, ndërsa për rreth një vit u mbajt i arrestuar në Gjermani, derisa u vendos ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY