Mjeku Kalo thumba politikanëve: Po fitimet tuaja, të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave a...

Mjeku Kalo thumba politikanëve: Po fitimet tuaja, të PPP-ve, KÇK-ve, tenderave a do t’i ndani me ne?

93
0
Shares

Në një mesazh të fortë në  “Facebook”, mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo iu kërkon politikanëve të zbrazin xhepat dhe të lirojnë vilat e shumta.

Duke  ironizuar thënien e famshme se ‘krizën do ta përballojmë bashkë’ ai pyet politikanët: po fitimet e tyre, ato të PPP-ve, KÇK-ve, tenderëve, privatizimeve klienteliste, etj., të 30 këtyre viteve demokraci a do t’i ndajnë me qytetarët?!

POSTIMI

KRIZËN do ta përballojmë bashkë.” (I.B.)….Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demokraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!…..APO lopa do të vijoj të mbetemi NE taksapaguesit, “il poppolo Albanese”, ndërsa QUMËSHTI do vijoj të milet e të shijohet vetëm nga JU….NO WAY….

Sa mirë na zhytët në qorrsokaket e DEMON-KRACISË “Made in Albania” me yshtjen tuaj “Bashkëfajtorë, Bashkëvuajtës”, tani DUHET JU së pari të zbrazni xhepat tuaja si dhe të lironi vilat e shumta që JU keni, e vetëm pas kësaj kërkoni të na merrni edhe qindarkat e fundit nga xhepat tanë plot vrima!!!…HAPINI sytë e mendjes ju Bashkëkombës…..Quoa vadis Shqipëria ime!!!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY