Dy shtetas u vune ne shenjestren e policise pasi u zbuluan se përdornin dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si punonjës policie. Burime zyrtare bejne me dije se në pranga ra një shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kompetencat”, arrestoi shtetasin:
– J. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. H., 53 vjeç.
Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin përdornin dokumente të falsifikuara, duke u prezantuar si punonjës policie.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/