Ardi Veliu kerkon te mos frekuentohen plazhet, dy pika qe ndajne zonat...

Ardi Veliu kerkon te mos frekuentohen plazhet, dy pika qe ndajne zonat e gjelbra te jugut me pjesen tjeter

143
0
Shares

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka inspektuar sot pikat e kontrollit, ku ndahet Tepelena me Mallakastrën dhe Vlora me Sarandën ndersa kerkoi nga qytetaret qe te nos frekuentonin plazhet.

Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Gjirokastër Perlat Vatoci dhe shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë Syrja Bello.

Nga Saranda, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Veliu ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë qytetarët se zbatimi me përpikmëri i masave kufizuese, por dhe i masave lehtësuese është vendimtar për të minimizuar përhapjen e COVID-19, duke bërë të mundur shtimin sa më shumë të zonave të gjelbërta.

Veliu: “Mbas inspektimit të pikave të kontrollit që do të vendosen midis qyteteve të Tepelenës dhe Mallakastrës dhe në Llogara, aktualisht jemi në qytetin e Sarandës për të inspektuar punën që po bëhet në terren në zonën e gjelbërt tashmë të bërë publike.

Për të gjithë qytetarët e kësaj zone, kjo mundësi për të lëvizur lirshëm midis fashave për moshën e tretë nga ora 06:00 deri në orën 08:30 dhe nga ora 09:30 deri në orën 17:30 për pjesën tjetër të popullsisë është një mundësi që nuk duhet keqpërdorur, por duhet shfrytëzuar duke respektuar të gjitha normat e sjelljes dhe detyrimet të cilat janë përcaktuar tashmë përsa i përket distancimit social, por edhe përsa i përket pjesës tjetër të mënyrës së lëvizjes, të cilët nuk duhet të jenë jo më shumë se dy persona apo mosfrekuentimit të parqeve, lokaleve e vendeve publike.

Kjo mundësi e dhënë, përveç ndërgjegjësimit të qytetarëve do të pasohet me kontrolle dhe monitorime të cilat do t’i bëjë Policia e Shtetit dhe do të pasohen në rast se do të konstatohen, me masa administrative gjobë, njëkohësisht duke u implementuar edhe ndryshimet e fundit të Kodit Penal, pas hyrjes në fuqi.

Prandaj, duke përfituar nga mundësia do t’u bëja thirrje gjithë qytetarëve të zonave të gjelbërta që të jenë të kujdesshëm, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë në maksimum të gjitha këto detyrime, me qëllim që kjo situatë stabël tashmë në këto zona të gjelbërta të jetë edhe në vazhdimësi, duke u dhënë mundësi edhe zonave të tjera pastaj që të implementojnë si në këtë fushë.

Gjithashtu, për Sarandën dhe për zonën e Himarës dhe për gjithë zonën e bregdetit, duke qënë se janë zona të cilat lagen nga deti dhe do të jenë një mundësi për t’u shfrytëzuar nga pushuesit për të hyrë në det, bëj me dije se këto veprime janë veprime totalisht të ndaluara dhe nuk do të tolerohen në asnjë moment nga Policia e Shtetit, prandaj gjej një mundësi t’u bëj thirrje gjithë qytetarëve të mos kenë absolutisht asnjë tendencë që të frekuentojnë plazhet derisa të dalë një urdhër i dytë që të normojë mënyrën sesi do të trajtohet, mënyrën sesi do të veprohet me plazhet.

Po kështu, për të parandaluar këtë mundësi, midis Sarandës dhe Gjirokastrës do të jetë përsëri një pikë kontrolli, e cila do të bëjë të mundur që asnjë nga qytetarët e Gjirokastrës apo të zonës së gjelbërt në qarkun e Gjirokastrës të mos vijnë në Sarandë për të frekuentuar qoftë këtë zonë, por edhe për ta parë si mundësi për të hyrë në det”.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10157692426061523/?vh=e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY