N/kryetari i PD reagon pas videos së Ramës: 2 minuta për të...

N/kryetari i PD reagon pas videos së Ramës: 2 minuta për të publikuar tenderat sekretë, mos të tallë shqiptarët

137
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i përgjigjet Ramës pas videos se tij ku aktron kundër akuzave të PD për vjedhje me tenderat sekretë. Bizneset po falimentojnë, Rama bën si klloun. 2 minuta mjaftojnë të publikojë kontratat sekrete dhe të mos tallet me shqiptarët, deklaron Spaho.

Deklarata e Spahos:

Rama dhe qeveria e tij vazhdojnë të tallen dhe të përqeshin shqiptarët.

Në ditët më të vështira për qytetarët, ai harxhon kohën për të bërë montuar video dhe aktruar si klloun.

Në fakt i mjaftojnë 2 minuta që të publikojë kontratat e tenderave sekretë. Kaq mjafton që t’u përgjigjet seriozisht denoncimeve të PD dhe të media dhe që shqiptarët të njihen me vjedhjen që kryeministri dhe qeveria e tij kanë bërë dhe në këto kohë krize.

Shqiptarët sot nuk kanë marrë ende ndihmën që qeveria ka për detyrim ligjor t’ua japë. Varfëria kërcënon çdo ditë e më shumë familjet dhe zbraz tavolinat e shqiptarëve. Bizneset po falimentojnë dhe papunësia po rritet çdo ditë. Por Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kanë fare në plan të merren me hallet e shqiptarëve. Halli i tyre i vetëm është të ruajnë paratë e oligarkëve.

Shqiptarët vuajnë, ekonomia vuan, Edi Rama bën kllounin dhe sulmon opozitën për të fshehur varfërinë dhe krizën ekonomike që po pllakos çdo ditë e më shumë mbi qytetarët dhe Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY