Në 24 orët e fundit 7 persona të arrestuar për vepra të...

Në 24 orët e fundit 7 persona të arrestuar për vepra të ndryshme penale

88
0
Shares

Strukturat e Policisë kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga edhe një shtetase që ishte shpallur në kërkim.

Nga policia ne Tirane u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 35 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” sepse në rrugën “Bulevardi Blu”, ka keqtrajtuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën, fëmijën e mitur të bashkëjetueses së tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nisur nga një raportim dixhital, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. XH., 36 vjeç, sepse në rrugën “Isuf Banka”, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të këtij shtetasi , iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 47 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 karikator automatiku (bosh dhe pa sustë), një dorezë metalike, si dhe 1 kuti kartoni me pajisje për pastrimin e armëve të zjarrit.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasve:

E. K., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën dhe u sekuestruan shtatë doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 3 tableta metadon;

•XH. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa;

•M. B., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa;

Forcat e policise  bënë arrestimin në flagrancë dhe të shtetasit N. H., 55 vjeç, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vepra të turpshme në familje”, sepse në mënyrë të përsëritur dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe ndaj fëmijëve të saj të mitur.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 36 vjeç, sepse në rrugën “Unaza”, në parkimin e Bashkisë Vorë, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetasit M. S., i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja A. H., 28 vjeçe, e shpallur në kërkim për për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY