“Kurba nuk varet nga rastet e reja”, Pipero flet për situatën: Po...

“Kurba nuk varet nga rastet e reja”, Pipero flet për situatën: Po bëhen më shumë teste, numrat do shtohen

85
0
Shares

Në një lidhje live për ”News24”, mjeku infeksionist Pellumb Pipero theksoi se shtimi i rasteve së sotme vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve.

Pipero tha se për të ka rëndësi numri i pacientëve në spital që sot ishte vetëm 3 në COVID-1.

Janë raste të shtruara në spital dhe dua tju konfirmoj se në 24 orët e fundit janë vetëm 3 raste në COVID-1.Pra për mua ka rëndësi rastet në spital. Kujdesi për ta mbetet maksimal. Për rastet e konstatuara nuk e di janë nga rrrethet mikrovata, vatra të vogla.
Pra janë asimptomatikë, raste të vogla. Për shkak të shtimit të numrit të testimeve pasi po kontrollohen agresivisht. Do të rriten pozitivët asimptomatikë por kjo nuk do të thotë se rrit gradivitetin e virusit. Ky është një fakt i cili duhet t’u shërbejë epidemiologëve të shohin në mënyrë inteligjente. Por epidemia është menaxhuar mirë. Janë qytetarë të riatdhesuar që u mundësohet kontrolli në pikat hoteliere të quajtura karantinim apo monitorim. Janë masa të rëndësishme edhe ata për t’u rikthyer por edhe institucionet shëndetësore për t’i mbajtur.”– tha Pipero.

Sa i përket kurbës Pipero nuk shqetësohet pasi thotë se ajo nuk vlerësohet nga rastet pozitivë asimptomatikë pasi sa më shumë teste të bëhen aq më shumë asimptomatikë me COVID-19 do të dalin. Kurba sipas Piperos varet nga të shtruarit në spital.

Kujtojme se diten e sotme kashkuar në 712 numri i të prekurve me koronavirus në vend me 34 raste te reja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY