VIDEO/“Abuzime dhe vjedhje në pandemi”, ish-deputeti 7 pyetje për kryebashkiakun e Fierit

VIDEO/“Abuzime dhe vjedhje në pandemi”, ish-deputeti 7 pyetje për kryebashkiakun e Fierit

232
0
Shares

Ne kohe pandemia, Partia demokratike ka ndjekur nga afer problemet e qytetareve dhe here pas here ka denoncuar braktisjen e tyre dhe mos marrjen e ndihmave te premtuar nga qeveria.

Kreu i PD, FIer, Luan Baçi i ka drejtuar sot 7 pyetje kryebashkiakut te kesaj Bashkie, pasi Baçi e akuzon per vjedhje ne kohen e koronavirusit dh zbulon se fondi i emergjencave nuk ka kaluar tek qytetaret, por tek familjaret e zyrtareve te bashkise.

Jane me qindra familjet fierake ne nevoje, qe ne kete periudhe te veshtire pandemie, te izoluar, pa pune dhe pa asnje mbeshtetje, luftojne per mbijetese.

Bashkia Fier tallet dhe i neperkemb, duke u shperndare ndihma qesharake, jo me shume se 4 deri ne 5 mije lek te vjetra dhe keto, jane me shume ndihma qe i mbledh nga biznese dhe shoqata te ndryshme dhe i paraqet si ndihma te bashkise.

Duke mos harruar asnjehere qe edhe keto, ti shperndaje aty ku jane kusherinjte, miqte dhe familjaret e tyre.Nga fondi emergjencave kane kaluar 250 milione lek, ne dispozicion te qytetareve, por nuk kane bere asnje transparence”,-shkruan Baçi.

Disa pyetje per kryetarin e emeruar nga ish-deputeti:

Ku jane shperndare keto lek?
Ku jane blere produktet ushqimore?
Me çfar proçedure jane blere?
Sa pako jane pergatitur gjithsej?
Sa eshte vlera e nje pakoje?
Sa eshte numri i familjeve qe perfituan?
Pse nuk publikon, Listen me emra te familjeve, perfituese ?

Keto jane pyetje qe Subashi i emeruar i bashkise Fier duhet tu jape pergjigje.

Me tej Baçi shton se bashkia e Fierit eshte nga bashkite me te pasura ne vend.

“Taksat e qytetareve dhe te bizneseve ashtu si jane te detyrueshme per tu mbledhur nga bashkia, dhe i ka mbledhur me shumice, po keshtu, ne kohe krize dhe situata jo te zakonta ligji i detyron tua kthejne nje pjese, qytetareve dhe jo te abuzojne me to.Ne situata te tilla bashkia, duhet te ndalonte çdo lloj tenderi, prokurime, blerje te vogla ,pajisje zyrash, drekra dhe darkra, por edhe lyerje fasadash me boje te skaduar nga dy dhe tre here ne vit”,-shkruan  Baçi.

Me tej ai i fton qytetaret te ndjekin nje video.

“Ndiqni videon dhe shikoni se si bashkia jone, vazhdon pa ju dridhur qerpiku, te lyeje fasadat e pallateve ne qender te fierit, per here te trete, pasi u duhen te justifikojne ca para per ti futur ne xhepat e tyre dhe ne kete kohe te veshtire, nuk i perdorin keto para per tu ardhur ne ndihme me qindra familjeve Fierake qe jane nen kercenimin e urise.

Vazhdojne me kinoteatrin prej vitesh te tera tashme, punojne dhe vjedhin, abuzojne dhe mashtrojne, nuk kane te ngopur, ndersa qytetaret fierake vuajne dhe nuk kane asnje ndihme dhe mbeshtetje, ne keto kohe shume te veshtira per ta.

HANI DERRA PINI DERRA, se nje dite do ti paguani te gjitha, qytetaret Fierak ju shikojne, ju vrojtojne, ju degjojne, nuk flasin, nga presioni juaj i gjithanshem, por te jeni te sigurte se shume shpejte do reagojne do revoltohen dhe do shperthejne, pasi durimi ka nje kufi”,-shkruan ne fund Baçi.

Publiée par Luan Baçi sur Samedi 25 avril 2020

Publiée par Luan Baçi sur Samedi 25 avril 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY