Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama dha 10 mln euro per shqiptaret dhe 22 mln euro per 4 oligarke

24/04/2020
“Dërgimi i 30 mjekëve në Itali”, reagon Basha: Kërkoj vëmendje maksimale për mjekët dhe infermierët tanë këtu…
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Jemi shumë vonë, tavolinat janë bosh”, tha sot ne nje bisede ne emisionin ‘Java ne RTSH’. Kreu i opozites, Lulzim Basha. Qeveria ka shpërndarë për 1 muaj vetëm 10 milionë euro për qytetarët, për 4 oligarkë pagoi 22 milionë brenda ditës, tha Basha.

Pjese nga intervista:

Pyetje: A janë propozimet tuaja realiste?

Lulzim Basha: Janë jorealiste, nëse Rama do të vazhdojë të mbajë ngrohtë xhepin e oligarkëve. Nëse do të vazhdojë t’i japë miliona Klodian Zotos dhe bandës së Lushnjes, nëse do t’i japë miliona për të paguar dyfish Rrugën e Arbrit, natyrisht që nuk i duken realiste propozimet tona për të ndihmuar ata që nuk kanë dhe thotë “jo, nuk vdes njeri nga uria”. Ne kemi të dhëna sasiore nga INSTAT, që tregojnë se paketat nuk prekin as 1/4-ën e njerëzve në nevojë, ndërsa disbursimi është me pikatore dhe për këtë burimi është thesari i shtetit. Sot, PD, përmes zonjës Tabaku, publikoi një material që tregon se deri ditën e sotme vlera totale e disbursuar për paketën e parë është rreth 10 milionë euro. Një javë pasi kishte nisur pandemia i paguan 22 milionë euro 4 oligarkëve, ndërsa për dhjetëra mijëra familje që u takon kjo shumë me VKM, 10 milion euro deri ditën e sotme. Kjo është e dhënë e Thesarit të Shtetit, e gjurmuar nga një organizatë e transparencës publike, që është Open Data Albania dhe e bërë publike nga opozita. Këto janë faktet, nuk është as imagjinatë e opozitës dhe as dashakeqësi për të nxirë realitetin. Realiteti është i nxirë, mjafton që kryeministri të heqë syzet rozë që ka vënë dhe të zbresë me këmbë në tokë. Të mos i shohë gjërat nga lartësitë e Facebook-ut, por të shohë realisht se çfarë po ndodh dhe të kuptojë se është mbrapa çdo kryeministri tjetër. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe në qoftë se rri 6 orë në facebook dhe 3 orë në ekran, kur do të punojë të realizojë ato detyra që i ngarkon emergjenca civile?! Ja ku jemi; kaloi 1 muaj i emergjencës civile, u zgjat emergjenca civile dhe akoma nuk ka përfunduar ekzekutimi i paketës së parë. Edhe një fakt tjetër dua tu them në këtë drejtim. Me 17 mars zoti Rama premtoi se në fund të marsit pagesat do të kishin përfunduar, do t’i merrnin të gjithë. Sot akoma nuk ka përfunduar pagesa e paketës së parë. 10 milionë euro është shifra nga thesari i shtetit. Pra jemi shumë vonë dhe kjo nuk është çështje shifrash, është çështje dhimbje është çështje vuajtje, është çështje tavolinash bosh, është çështje pasigurie për mijëra familje.

Pyetje: Do të preferonit të benit një debat me zotin Rama në këtë hapësirë publike, nën moderimin tonë?

Lulzim Basha: Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet. Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen.

Tags: Basha rama koronavirusi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

Afro 200 milionë euro borxhi i Shqipërisë për gjobat e arbitrazheve

26/06/2026
“Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako. Dha 10 milionë euro”

Parkimi me pagesë shtrihet në të gjithë Durrësin, qytetarët dhe taksistët me duart në portofol

26/06/2026
Blindohet kryeministria dhe Kuvendi. Akset që mund të bllokohen

Qeveria miraton 300 kredi me interes 0% për punonjësit publikë

26/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Votimi për kryetarin e PD, te gjitha adresat e qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

26/06/2026
Shqipëria drejt mbylljes së Tik Tok dhe Snapchat, deklarata e Kryeministrit Rama

Afro 200 milionë euro borxhi i Shqipërisë për gjobat e arbitrazheve

26/06/2026
“Në vjedhjen e inceneratorëve edhe Emirjana Sako. Dha 10 milionë euro”

Parkimi me pagesë shtrihet në të gjithë Durrësin, qytetarët dhe taksistët me duart në portofol

26/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.