Tallja e filozofit me Edi Ramën të rrenqeth

Tallja e filozofit me Edi Ramën të rrenqeth

227
0
Shares

“Ku e di une ku eshte infektuar berberi, dhe te thote ma ngjiti ky birbua! Apo nuk e gjejne me teste edhe kush ja ngjiti berberit”, shkruan filozofi Artan Fuga sot ndërsa ka postuar në rrjetet sociale një makinë për qethje me të cilën thotë se ka prerë flokët.

Nuke ka lënë këtë rast pa u tallur me ligjin Rama-Meta në Kodin Penal, por ndërkohë një tallje që rrenqeth. Degjojeni më mirë Profesorin se sa kryeplakun e Surrelit.

Postimi i Fugës:

Shiko, te jemi ne rregull, une vertet shfaqem i qethur, por te mos kujtoje njeri se jam qethur ne te zeze, ilegalisht, apo duke bere te tjera marifete si disa te tjere.

Nuk i shkel ligjet demokratike te luftes une si disa. As nuk kam ndermend te ha nja 2 muaj burg per nje te qethme.

Ku e di une ku eshte infektuar berberi, dhe te thote ma ngjiti ky birbua! Apo nuk e gjejne me teste edhe kush ja ngjiti berberit. Te vjen keshilli i lagjes si ne Kine te thote: Ne emer te popullit je denuar me dy vjet karantine. Karantinimin do ta besh ne nje bodrum ku do te kesh vetem nje ekran tv te rtsh dhe shkrime te analistit oficer, krushk, Koronaviktorus. Hajde dil qe andej gjalle!

Sapo kam nisur profesion te ri. Vetepunesuar. Ndershmerisht bleva veglat e punes, kalova trajnim dyjavor ne youtube, dhe ja…

Shpresoj qe pas coroviktorusit te kaloj ne komision per kategori dhe te hap sallon flokesh per meshkuj pas pune.

Do kete nevoje tregu.

Une jam fleksibel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY