47 raste me koronavirus në Pejë, vatra e parë një ceremoni mortore

47 raste me koronavirus në Pejë, vatra e parë një ceremoni mortore

76
0
Shares

Ka shkuar në 47, numri i personave të prekur me koronavirus në Pejë. Mësohet se Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi mbrëmë edhe për 26 raste të reja. Instituti bëri të ditur se numri i madh i rasteve me koronavirus në Pejë është si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremoni mortore më 6 prill.

Sot në Pejë pritet që edhe disa persona t’u nënshtrohen testeve për Covid-19, numri i të cilëve ende nuk dihet. Personat që rezultuan pozitiv me Covid-19 së fundmi, banojnë në lagjen “Kristal” dhe disa të tjera në fshatin Bllagajë.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci thotë për KosovaPress, se të gjitha rastet e reja të infektuara në këtë komunë janë raste kontakti me familjen e cila ditë më parë kishte rast vdekje.

Deri tani në Pejë janë të infektuar me Covid-19, 47 persona dhe një ka ndërruar jetë. Rastet e para ishin në fshatin Llugagji, një në lagjen Dardania në Pejë dhe pastaj në lagjen Kristal. Peja nuk është futur ende në karantinë, veçse funksionon me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY