Qytetari plagos me thikë policin në Korçë, arsyeja lidhet me karantinën

Qytetari plagos me thikë policin në Korçë, arsyeja lidhet me karantinën

143
0
Shares

Një efektiv policie është plagosur me thikë mesditën e sotme në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pedonale, pranë Kullës.

Në momentin ku ka ndodhur plagosja polici ka qenë jashtë shërbimit. Burimet bëjnë me dije se ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spitalin rajonal për mjekim.

Mësohet se konfliti mes tyre ka ndodhur për një gjobë që polici i kishte vendosur autorit.

NJOFTIMI I POLICISE

Plagosi me mjet prerës për shkak të detyrës efektivin e policisë, kapet në kohë rekord dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i ngjarjes.

Mesditën e sotme, pranë “Kullës Red” në Korçë, shtetasi I. F., 48 vjeç, dyshohet se për shkak të detyrës, ka plagosur me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë S. Z., i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Falë reagimit të shpejtë të Policisë dhe mirëorganizimit të veprimeve u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës, pasi 48-vjeçari, para disa ditësh është konstatuar duke lëvizur si këmbësor pa autorizimin përkatës dhe është ndëshkuar me masë administrative, nga punonjësi i policisë.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë). Punonjësi i policisë S. Z., aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY