Koronavirusi hyn në burgje, bëhen gati karantina dhe bombulat e oksigjenit

Koronavirusi hyn në burgje, bëhen gati karantina dhe bombulat e oksigjenit

106
0
Shares

Një javë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve konfirmoi që një prej punonjësve të këtij Institucioni të Ekzekutimit te Vendimeve Penale më 14 prill ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Ndërsa pak ditë më vonë pozitiv për Covid 19 doli dhe një 42 vjeçar italian i arrestuar nga RENEA në qytetin e Durrësit dy vjet më parë.

Lajm ky që ky që pasi u mor vesh ngriti në revoltë të burgosurit tek “Jordan Misja”.

Të burgosurit e infektuar janë izoluar në qelitë “Bis 41”, të përgatitura më herët për të qëndruar krerët e organizatave kriminale.

Ka shkuar një staf epidemiologësh ndërkohë janë edhe mjekë përkatës. Është duke u kryer dezinfektimi.

Pyetje: A ka paraqitur ndonjë prej tyre probleme shëndetësore?

Përgjigje: Jo asnjë, të gjithë janë asimptomatikë.

Sipas ABC news, për ti paraprirë çdo situate të mundshme po bëhet gati spitali i burgut.

Mjediset e tij po boshtatisen ndërkohë që parashikohet dhe montimi i bombulave të oksigjenit.

Persona me koronavirus më herët janë zbuluar edhe në burgje të tjera.

Në 3 prill rezultuan pozitiv me Covid-19, juristi, drejtori dhe punonjësi i burgut të Rrogozhinës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY