Kapen me dokumente false dhe mijëra euro të padeklaruara, arrestohen dy shoferë

Kapen me dokumente false dhe mijëra euro të padeklaruara, arrestohen dy shoferë

310
0
Shares

Dy shoferë kamioni nga Tirana u arrestuan në portin e Durrësit pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me para të padeklaruara dhe me dokumente të falsifikuara.

Krimi Ekonomik në policinë e Durrësit ka sekuestruar 22.090 euro dhe dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë.Këtyre shtetasve, më datë 23.04.2020, në PKK Durrës, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në kamionin të cilin e drejtonin të dy (si shofer dhe dublant), iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtetasit Sh. B., një leje drejtimi dhe kartë identiteti greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 12.090 euro, ndërsa shtetasit B. D., iu gjetën 10.000 euro të padeklaruara gjatë kontrollit doganor” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY