Meta: Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Ku është cedimi

Meta: Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Ku është cedimi

91
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe vendimin e tij të fundit për të dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, në Syri TV, në emisionin e gazetarit Çim Peka.

I pyetur nga moderatori i emisionit nëse kreu i shtetit ka ndryshuar qëndrim, duke i sjellë si shembull 2 Marsin, Meta u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tij.

“Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Më thoni ku është qëndrimi ndryshe? Ku është çedimi?”, tha Meta.

Në emision ndërhyri edhe akademiku Artan Fuga, i cili i kërkoi shpjegime presidentit lidhur me qëndrimet e tij të ditëve të fundit, por kreu i shtetit përsëriti të njëjtën gjë: nuk ka ndryshim në qëndrime.

“Flitet sikur është bërë ndonjë marrëveshje e jashtëzakonshme”, iu përgjigj presidenti zërave të fundit lidhur për një ribashkëpunim me mazhorancën e PS dhe kryeministrin Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY