Eksperti Koduzi: Dyshoj se të dhënat e qeverisë për koronavirusin janë të...

Eksperti Koduzi: Dyshoj se të dhënat e qeverisë për koronavirusin janë të sakta

125
0
Shares

Përfaqësuesi i PD-së për shëndetësinë Gazmend Koduzi tha sot se situata e përhapjes së koronavirusit nuk është menaxhuar siç duhet. Ai shpjegoi ndër të tjera se kur u bë izolimi deri në orën 13:00 të drekës kishim ngjeshje të njerëzve, tashmë nuk kemi masë të gjërë por zbulohen me vatra, tha Koduzi gjatë një interviste me gazetaren Mirela Milori në abc neës.

Koduzi tha se lejimi i punës në fasoneri ishte një gabim nga ana e qeverisë, pasi janë institucione që janë me rrezik përhapje.

Ndër të tjera ai është shprehur se dyshon se të dhënat e qeverisë në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe zbulimi i vatrave të infeksionit nuk është i saktë.

“Pjesa tjetër unë dyshoj se të dhënat janë të sakta, pasi mendoj se janë sipas dëshirës dhe strategjisë së qeverisë ne bëjmë shumë pak testime. Ne jemi thuajse 3 herë më pak testime se Bosnja dhe Serbia, apo Maqedonia e Veriut, po të shikojmë dhe numrin e rasteve të infektuarve vendet e rajonit kanë mbi 1 mijë të infektuar.

Në radhë të parë ne nuk e dime situatën pasi kemi testuar shumë pak veta dhe kjo ka ardhur si shkak i përqasjes së gabuar pasi ato thanë se nëse një person ka probleme mund të marrë 127 që është numri i urgjencës duke anashkaluar mjekët që janë në terren siç janë mjekët në qendrat shëndetsore apo mjekun e familjes i cili dhe e ndjek një pacient nga afër dhe e ka më të lehtë që ta identifikojë një person, nuk duhet të ishte 127 numri i vetëm i kontaktit.

Me gjithë respektin e punës atje një pjesë e madhe e atyre që janë atjë janë infermieret të cilët nuk janë personat e duhur për triazhimin e këyre rasteve. Unë mendoj se shumë nga vatrat e hapura janë nga rastet e pakapura”, ka thënë Koduzi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY