Basha: Kurba e infeksioneve e pastabilizuar si Kryeministri. Sot kishim infeksione sa...

Basha: Kurba e infeksioneve e pastabilizuar si Kryeministri. Sot kishim infeksione sa me 4 prill. Shkon kot izolimi

70
0
Shares

Kreu i opozites, Lulzim Basha tha sot se vendi zyrtarisht raportoi kete te enjte 29 raste infeksioni, njesoj sa me 4 prill. Pra ku eshte efekti i 6 jave izolim, tha Basha. Kurba e infeksioneve njësoj e destabilizuar si kryeministri, tha ai

Pjese nga intervista:

Lulzim Basha: Ka një paradoks të jashtëzakonshëm me atë që ka ndodhur sot. Sot ka zyrtarisht ka 29 të infektuar kaq sa ishin edhe me 4 prill. Pra, ndërkohë që 6 javë i është kërkuar shqiptarëve sakrificë duket se kurba e infeksioneve jo vetëm që është po aq e destabilizuar sa gjuha dhe veprimet e çoroditura, sa gjuha dhe veprimet e qeverisë dhe kryeministrit, por karantina dhe vet-izolimi, distancimi social që qytetarët ç’është e vërteta e kanë respektuar me rigorozitet të lartë nuk po jep frytet. Pse?! Sepse qeveria nuk po bën detyrat. Sepse nga njëra anë lihen bombat me sahat që kemi 1 muaj që i paralajmërojmë, si fasoneritë të cilët shpërthejnë dhe pastaj përhapin infeksione në territore të tëra. Kruja, Kurbini, janë dy territore që janë shtuar në numra të frikshëm të infektuarish, pse?! Sepse qeveria nuk e zgjidhi qesen për të paguar një minimum jetik për punonjëset, për nënat, për vajzat e këtyre fasonerive. Sepse e ka mendjen që këto para të vazhdojë të ja japë oligarkëve. Ku janë lekët e shqiptarëve se këto nuk janë lekët e Edi Ramës?! Këto janë lekët e taksave të shqiptarëve. Si asnjë popull tjetër në Ballkan, shqiptarët në 7 vite të qeverisje së Edi Ramës kanë parë tu rriten taksat nga viti në vit, kanë parë faturat tu rriten nga viti në vit. Tani që kanë nevojë për këto para që janë paratë e tyre, tani që kanë nevojë për ndihmën e shtetit, tani shteti zhduket apo bën vetëm propagandë dhe pastaj bëjnë zgjatje të gjendjes së emergjencës. Çfarë bëri këto 6 javë?! Çfarë bëri këto 4-5 javë kur ishim në gjendjen e emergjencës?! Recitime nga Facebooku?! Tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën. Absolutisht kjo është një përpjekje për të fshehur dështimin dhe tregon qartë që qeveria ka dështuar. Pse? Sepse është e paaftë për t’u përballur me këtë krizë. Sepse kjo krizë, njësoj si kriza e tërmetit, na nxjerr në pah një shtet kartoni të rrënuar nga korrupsioni e megjithatë edhe në këtë situatë po të donte, në qoftë se do të vendoste interesat e shqiptarëve mbi interesat e veta apo të një grushti klientësh, do të bënte atë që kemi thënë prej fillimit. Pse nuk anulohen këto koncensione? Pse mbeten akoma 100 milion euro në duart e 10 oligarkëve dhe lihen mijëra nëna e vajza si ato në Shkodër në mes të katër rrugëve? Dëgjojeni klithmën e atyre. Nuk kam asgjë, – thotë, – as borxh nuk marr dot më.

Pyetje: Qeveria shprehet se sasitë e testimeve bëhen në bazë të rekomandimeve të OBSH-së. Keni një koment?

Lulzim Basha: Êshtë gënjeshtër, është e pavërtetë dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë. Pse rekomandimet e OBSH-së në Shqipëri u zbatokan 5 herë më pak se në Maqedoninë e Veriut?! Jo, jo. E para e punës kjo ndodh sepse këta nuk kanë mjaftueshëm kite testimi dhe kjo është arsyeja, përse prej 2-3 javësh unë i kam kërkuar për tjerëve ndërkombëtare dhe në veçanti SHBA, BE por edhe OBSH – se të na ndihmojnë në këto sektorë prioritare, në veçanti tek testimi. Këta akoma nuk mjaftueshëm kite testime. Shpresoj se me ndihmën e partnereve tanë të arrijmë, por këta s’kanë bere asgjë në këtë drejtim. Kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe ka gënjyer se tha i kam ndërmarrë masat.
E dyta, në qoftë se do të bëhej testim i mjaftueshëm, sa më shumë testohet, aq më shumë të infektuar dalin. Aty ku rritet testimi, rritet edhe numri i zbulimeve. Por kjo do të tregonte, do të nxirrte në pah atë që çdo shqiptar e di, që situata nuk është siç do ta paraqesë kryeministri, nuk është siç do ta paraqesë qeveria, por është shumë më e rëndë, është më e rëndë në përmasat e përhapjes së infeksioni dhe është dhjetëra herë më e rëndë në katastrofën ekonomike dhe sociale me të cilën përballet shumica e familjeve shqiptare sot sepse nuk kanë marrë mbështetje. Mbështetje e premtuar ka shkuar më pikatore dhe mbështetja në letër nuk mbulon as 1/10 e nevojave të shqiptarëve. Pse, nuk ka para?! Jo, nuk është e vërtetë. Paratë janë por Rama ka vendosur që këto para të vazhdojë tua lërë në duar, në xhepa dhe në konto bankare 10 oligarkëve me afera dhe koncenisone dhe ti trajtoj ato jo si leket e buxhetit, të taksave por si leket e veta. Ky është problemi. Ndodhemi sot me 23 prill me një situatë që nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër të rajonit, as me Kosovën, as me Maqedoninë e Veriut, as me Malin e Zi. Shqipëria është vendi ku qeveria nuk ka ngritur as gishti me të vogël për të ndihmuar familjet, per te ndihmuar bizneset por i ushqen me luge bosh dhe i ushqen me të dhëna të rreme. Pse?! Pikërisht per te fshehur dështimin e saj total ne përballimin e kësaj krize.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY