‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ shpallet libri më i mirë i...

‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ shpallet libri më i mirë i vitit në Bukinist

109
0
Shares

‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ i autorit Erald Kapri shpallet libri më i mirë i vitit. Në ditën ndërkombëtare të librit, një nga platformat më të mëdha të librit, Bukinist.al, shpalli sot librat më të mirë të vitit të votuar nga lexuesit.

Librat u votuan mes disa rekomandimeve në 6 kategori të ndryshme.Libri më i mirë non-fiction dhe studimor u shpall ‘Mbreti Zog pas dyerve të mbyllura’ te studiuesit Erald Kapri.

Romani më i mirë u shpall ‘Diktatori në kryq’ i Mira Meksit, romani i përkthyer u shpall ‘Ishulli’ i Aldous Huxley. Libri më i mirë në poezi u shpall ‘N nji fije t’thelle gjaku’ te Ledia Dushit. Kreu i Bukinist.al, Albert Gjola vlerësoi botimet e këtij viti ndersa u shpreh se fituesit rekomandohen të lexohen nga lexuesit.

Robert Wilton, historian, diplomat, përkthyes dhe autor i “Merimanga e Sarajevës”, për këtë vepër ka thënë: “Shpesh, Mbreti Zog është trajtuar thjesht si figurë simbolike në analizën historike; relikë e një bote të humbur romantike ruritariane; heroi i Shqipërisë sovrane ose horri i saj, marioneta ose viktima e Italisë. Në librin ‘Mbreti Zog, Pas dyerve të mbyllura’, gjejmë një Zog të freskët, më real, aktiv, të apasionuar, madje ndoshta tragjik, të përkushtuar në lundrimin e rrjedhave të turbullta të luftës për kombin dhe vendin e tij.

Me fokus të paanshëm të një periudhe të kufizuar historike, me narrativin e mbështetur në punë arkivore të larmishme dhe të hollësishme, profesor Kapri, jo vetëm ka ndriçuar një aspekt të hulumtuar pak të diplomacisë së Luftës së Dytë Botërore, por gjithashtu e ka ringjalluar përceptimin tonë të kësaj pike kthese në historinë e Shqipërisë”

Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Studimeve Shqiptare Hidai Eddie Bregu, Universiteti DePaul, Çikago, SHBA, thotë: “Sa herë që lexoj një libër shumë të mirë, ndiej mirënjohje për autorin. Këtë ndjeva duke lexuar librin e Erald Kaprit, ‘Mbreti Zog, pas dyerve të mbyllura’. Historiografia shqiptare, pasi u dergj pothuajse për gjysmë shekulli në morgun stalinist, po ringjallet më në fund dhe kjo, falë pasionit dhe punës serioze të historianëve, arkivistëve dhe hulumtuesve si Erald Kapri. Ky libër përbën një kapitull të vyer të historiografisë sonë dhe të vetëdijes kombëtare njëkohësisht. Është një libër që meriton një auditor të vëmendshëm dhe të gjerë”.

Ndërkaq, Roderick Bailey, nga Fakulteti i Historisë i Universitetit të Oksfordit, autor i veprës “The Wildest Province: SOE in the Land of the Eagle”, shprehet: “Është hera e parë që eksperienca e Mbretit Zog në Luftën e Dytë Botërore vjen e trajtuar në kaq detaje. Përmes një dokumentacioni të gjerë e të vlefshëm, të bazuar në kërkim të thellë, Erald Kapri ka sjellë një libër me rëndësi”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY