Veliaj ‘nxjerr mësim’: Pas rikthimit në normalitet, në Tiranë nuk do të...

Veliaj ‘nxjerr mësim’: Pas rikthimit në normalitet, në Tiranë nuk do të lejohen makinat gjatë fundjavës

642
0
Shares

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj bëri të ditur se pas përfundimit të pandemisë dhe rikthimit në normalitet fundjava pa makina do të sanksionohet, të paktën për Tiranën. Mesa duket, kryetari i Bashkise ka nxjerre nje mesim nga kjo pandemi, nisur nga vete provat qe dha karantimi dhe levizja e paket e automjeteve.

Ky vendim vjen pas pastrimit të ajrit përgjatë izolimit të javëve të fundit, ku numri i makinave në qarkullim ka qenë tejet i ulët. Në një lidhje për “Repolitix” në Report TV, , Kryebashkiaku nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por ka theksuar se kjo do të bëhet për një jetë më të mirë e me ajër të pastër për të vegjëlit.

Qyteti ka qenë më i pastër, më i kthjellët dhe kemi kuptuar që ndotësi më i madh në qytet janë makinat. Siç kemi llogaritur para pandemisë, në Tiranë bëhen 800,000 segmente me makina në ditë, prej të cilave 400,000 janë në distanca më pak se 1 kilometër. Ajo që kuptuam nga pandemia është se vajtjen te dyqani i bukës, farmacia, parukeria, supermarketi apo qendra shëndetësore mund ta bëni fare mirë me këmbë ose biçikletë.

Në momentin që do të çlirojmë të gjitha aktivitetet dhe do t’i kthehemi jetës normale, do të sanksionojmë fundjavën pa makina, jo nga halli, por nga pasioni për t’u dhënë ajër më të mirë fëmijëve tanë,” ka deklaruar Veliaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY