Disa të arrestuar dhe të ndëshkuar në Tiranë, policia jep detajet

Disa të arrestuar dhe të ndëshkuar në Tiranë, policia jep detajet

112
0
Shares

Strukturat e Policisëkanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 3 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

Procedohet penalisht për fshehje të të ardhurave dhe ndëshkohet me masë administrative sipas Aktit Normativ, një shtetas, pasi gjatë kontrolleve u konstatua se mbante hapur lokalin.  Po ashtu burimet konfirmojne se nëshkohet dhe 1 shtetas, për shkelje të rregullave të vetëkarantinimit.

“Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhepin e xhupin iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale gjashtë qese farmaceutike me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 3 është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi A. D., 46 vjeç, pasi në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, në prani të fëmijëve”,-njofton policia.

DETAJET MBI ARRESTIMET E TJERA

-Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar u kap shtetasi M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur për këtë shtetas, masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

-Është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, si edhe është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, ndaj shtetasit F. Y., 65 vjeç, pasi në rrugën “Ramazan Demneri”, është konstatuar i hapur lokali të cilin e kishte të marrë me qira, por nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

-Është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi Xh. N., banues në Tiranë, pasi ka ardhur nga një vend i prekur nga COVID-19 dhe ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë banesës ku po qëndronte.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të zbatojnë masat kufizuese dhe të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY