ISHP konfirmoi dy raste të reja me koronavirus në Shkodër sot duke e çuar në 102 numrin total të të prekurve në këtë qytet.
Burimet konfirmojne se bëhet fjalë për dy gra, njëra nga Velipoja dhe tjetra nga një lagje brenda qytetit.
E prekura nga Velipoja është bashkëshortja e njërit prej rasteve të konfirmuara një ditë më parë, kurse gruaja tjetër është një e moshuar nga qyteti i Shkodrës, e cila ka patur kontakte me të tjerë të prekur të konfirmuar më parë nga ISHP.
ISHP njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë konfirmuar me koronavirus 29 raste duke e çuar në 663 raste numrin total të të prekurve në vend.
Zonat më problematike janë Tirana dhe Shkodra, ndërsa së fundmi situata është kthyer në tepër shqetësuese në Krujë dhe Laç për shkak të një fasonerie aty.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/