Vatra e rrezikshme në burgun e Tiranës, detajet mbi pacientët e shtruar...

Vatra e rrezikshme në burgun e Tiranës, detajet mbi pacientët e shtruar në dy spitalet

186
0
Shares

ISHP njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë konfirmuar me koronavirus 29 raste duke e çuar në 663 raste numrin total të të prekurve në vend. Mes rasteve pozitive janë konfirmuar një infermiere dhe 13 të burgosur.

Ka dyshime se rastet e reja ne Tirane, te pakten 13 prej tyre, jane nga burgu 313, pasi aty u regjistrua para pak ditësh rasti i parë. Para disa ditësh u raportua se një i burgosur italian, i arrestuar në vitin 2018 në Durrës, ishte infektuar me koronavirus.

Zonat më problematike janë Tirana dhe Shkodra, ndërsa sëfundmi situata është kthyer në tepër shqetësuese në Krujë dhe Laç për shkak të një fasonerie aty.

Raste të reja sot

20 raste Tirana (nga këto, 13 raste në burgje)
7 raste Krujë
2 raste Shkodër

Sipas asaj që thuhet nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive në vendin tonë deri më tani janë 251. Ndërsa, numri i të shëruarve është më i lartë se i atyre që janë të sëmurë aktualisht.

Ndërsa, raportohet gjithashtu se në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, prej tyre, 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY