Ishte shpallur në kërkim për shpërdorimin e detyrës, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Ishte shpallur në kërkim për shpërdorimin e detyrës, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

159
0
Shares

Ndalohet një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Gjithashtu arrestohet në flagrancë një shtetas që lëvizte në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në kuadër të “Kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti” ndaluan shtetasin:

A. D., 30 vjeç, banues në Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Specialistët e Qarkullimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: I. B., 52 vjeç, banues në Durrës”,-njofton policia.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në Flakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY