OSHEE nuk ndalet edhe në epidemi, tre muaj nuk jep fatura por...

OSHEE nuk ndalet edhe në epidemi, tre muaj nuk jep fatura por tenderi është bërë

136
0
Shares

OSHEE ka vendosur që për tre muaj e ardhshëm të mos lëshojë fatura të reja port ë riprintojë faturat e vitit të kaluar me një justifikim bajat se nuk nxjerr dot faturistët për shkak të epidemisë.

Ky është një veprim që nuk mund të justifikohet me epideminë pasi faturuesit nuk kanë kontakt me njerëz të tjerë, pasi matësat elektrike janë në hyrje të ndërtesave.Janë mijëra zyrtarë publikë dhe punonjës të institucioneve të ndryshme që kryejnë punë edhe në kushte me më shumë rrezik se sa faturuesit.

Por me sa duket gjetkë fle lepuri. Për tre muaj nuk do të ketë printime ndërsa tenderi për printimet e faturës është kryer tashmë dhe paratë paguhen.

Edhe më herët që nuk ishte kohë izolimi shumë qytetarë kanë pohuar se prej disa muajsh faturat nuk u vijnë si më parë në banesë dhe se tashmë e shohin faturën mujore të tyre online në faqen e internetit të kësaj kompanie.

Por për habi, pavarësisht se në shumë raste faturat nuk vijnë fizikisht, OSHEE bën tender dhe harxhon plot 520 milion lekë të vjetra me TVSH për printimin e faturave të abonentëve, raporton JOQ.

Kështu, nëpërmjet procedurës me referencë REF-46784-12-24-2019, OSHEE ka ofruar këtë shifër kaq të madhe në tenderin e hapur në datë 26.12.2019. Tenderi është mbyllur në datë 07.02.2020 dhe fitues është shpallur kompania Inform Albania shpk.

Nga të dhënat publike mësohet se kontrata ndërmjet OSHEE dhe kompanisë Inform Albania shpk është lidhur në datë 21.04.2020 për një afat 1-vjeçar. Objekti i kontratës është “Printim i fatures te energjise elektrike dhe zarfimi ne versionin Selfmailer”. Fatura e printuar në këtë mënyrë në fakt ka kosto më të ulët, pasi mundëson që vetë fatura të jetë e palosshme duke luajtur njëkohësisht edhe rolin e zarfit, duke eleminuar kështu kostot shtesë për pajisjen me zarf për çdo faturë të printuar. Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar dhe përsëri janë bërë rrush e kumbulla 540 milionë lekë të vjetra.

OSHEE është ndër ndërmarrjet publike më të korruptuara. Më dhjetra raste janë zhvilluar tendera fiktive si ai i transformatorit të Librazhdit, ndërkohë që pas disa qindra milionë euro të raportuara si investime, 60 për qind e vendit merr furnizim të pjesshëm energjie, ose me orë ose me tension të reduktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY