Nesër mblidhet sërish Parlamenti, merr vendimin për gjendjen e fatkeqësisë

Nesër mblidhet sërish Parlamenti, merr vendimin për gjendjen e fatkeqësisë

95
0
Shares

Nesër mblidhet sërish Parlamenti duke thyer rregullat e distancimit social edhe pse distanca mes tyre do të jetë mbi 2 metër. Ata janë shumë persona në ambient të mbyllur, por gjithsesi shumë më mirë se fasonët.

Parashikohen 12 çështje në rendin e ditës, por vetëm njëra ka lidhje me COVID-19, që lidhet me  zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020
  2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim
  3. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
  4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar
  5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar
  6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar
  7. Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”
  8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”
  9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”
  10. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”
  11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”
  12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY