Gazetari: Meta dhe Rama kishin dijeni per pranine e virusit ne Shqiperi...

Gazetari: Meta dhe Rama kishin dijeni per pranine e virusit ne Shqiperi qe ne shkurt

242
0
Shares

Gazetari investigativ, Basir Collaku tha sot ne nje interviste ne abcnews se Kryeministri dhe Presidenti kane pasur dijeni per pranine e koronavirusit ne Shqiperi.

”Në 2 mars apo në 29 shkurt, Kongresi i PS krerët e institucioneve kanë pasur dijeni edhe zyrtarisht se në Shqipëri kemi pacientin zero me koronavirus”, tha gazetari Basir Çollaku.

Ai thekson se duke qenë në dijeni të përhapjes së Covid-19 në Shqipëri, ai tubim mund të mos ishte thirrur, po ashtu edhe Kongresi i PS, pasi qytetarët janë ekspozuar ndaj rrezikut. Gazetari ka shprehur qëndrimin e tij kundër për ndërhyrjet në Kodin Penal, ndërsa dakordësinë e Presidentit Ilir Meta e sheh si politike.

“Juristët janë ndarë pro dhe kundër. Por shumica e atyre që kam folur unë, nuk kam folur  me njerëz politikë, por me ata që nuk ndikohen. Janë kundër këtyre ndërhyrjeve në mes të kësaj vale të përkohshme. Unë gjykoj se nuk është meraku i qytetarëve, por meraku i pushtetit për të ndërhyrë .Unë e lidha me 2 marsin kur kam qenë pro një reagimi për mbrojtjen e Kushtetutës, kush është synimi për të mbrojtur këtë ligj. Duhet ta mbrojmë me sezone, me një periudhë të caktuar? Në 2 mars apo në 29 shkurt kongresi i PS krerët e institucione kanë pasur dijeni edhe zyrtarisht se në Shqipëri kemi pacientin zero me koronavirus. Duke pasur këtë informacion, a ishte më mirë që të mos tubonin. Ne ishim të paditur në këtë rast. Të gjithë ishim të painformuar ku ishim duke shkuar se ky armik i padukshëm, mund të kemi qenë të ekspozuar të gjithë”, u shpreh ai.

“Sot kam parë një “po” politke se një “po” juridike. Kam pyetur edhe mjekë si do ta provojnë në proces gjyqësor këtë. Mjekët nuk e njohin ende ciklin vrasës. Ke miratuar diçka që nuk do funksionojë është një dakordësi hesapesh, politike”, ka shtuar Çollaku./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY