E FUNDIT/Manastirliu prezanton planin e hapjes me 4 faza

E FUNDIT/Manastirliu prezanton planin e hapjes me 4 faza

305
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezanton planin e masave për hapjen graduale për ekonominë dhe protokollet e detyrueshme për tu zbatuar.

Ministrja është shprehur se masat lehtësuese do të vendosen në një afat kohor prej 2 javësh mbi bazën e tre kritereve kryesore që janë numri i rasteve të reja, numri i të shtruarve në spital dhe rasteve në terapi intesive.

Lehtësimi i masave do të përfshijë katër faza, ku çdo fazë do të ketë një diferencë dy javore.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/218247392808841/

“Lehtësimi do te vijoje sipas udhezimit te OBSH qe përfshin katër faza, do të bëhen publike protokollet që duhet të ndiqen si për individët, punonjësit dhe bizneset. Në këtë luftë kërkohet bashkëpunim, çdo biznes që do të hapet duhet të zbatojë me përpikmëri masat e miratuara nga komiteti teknik i ekspertëve bazuar në nivelet e rriskut.

Çdo biznes duhet të marrë vertetimin dhe protkollin në E-Albania bizneset që nuk do të respektojnë protokollet do të përballen me ndërshkimet. Hapja graduale duhet të shikohet si një normalitet i ri dhe do të vijojë të kërkojë lëvizje të kufizuara vetëm për gjëra të rëndësishme, do të vijojë diferencimi prej 2 metash dhe kufizimet me të moshuarit.

Nga java e ardhshme do të rritet fasha e lëvizjes për qytetarët nga një orë e gjysëm në 2 orë e 30 minuta. Do të hapen dyqanet e rrobave , të këpucëve, të mobiljeve dhe të gjithë bizneset e tjera që kanë rrezikshmëri të ulët të përhapjes së infeksionit, transporti taksi ndërqytetas me një person të lejuar.

Nëse nuk do të kemi tregues të qëndrueshëm, plani parashikon dhe rikthim të masave shtrënguese. Nese ne nuk do të kemi nevojë që të kemi frenat, në fillim të majit do të mund të zgjerojmë lëvizjen e makinave dhe për nevoja blerje dhe do të zgjerojmë fashën e orarëve të lëvizjes së njerëzve brenda qyteteve,” ka thënë Manastirliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY