MSH: Nga janë të gjithë të shëruarit , “zhduket” koronavirusi në këto...

MSH: Nga janë të gjithë të shëruarit , “zhduket” koronavirusi në këto qytete shqiptare

201
0
Shares

Disa qytete të cilat ishin vatra ende te rrezikshme te perhapjes me koronavirus janë drejt shuarjes.

Ministria e shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Ndërkohë kurba e numrit të të shëruarve vazhdon të shënojë rritje prej më shumë se 1 jave tashmë.

Ministria e shëndetësisë raportoi gjatë ditës së sotme se aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Ndërkaq, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY