Detaje nga abuzimi me të miturën në Sarandë, kush e bindi për...

Detaje nga abuzimi me të miturën në Sarandë, kush e bindi për të denoncuar

213
0
Shares

Një ngjarje tronditese u zbulua diten e djeshme dhe detajet i bene me dije autoritetet policore, lidhur me nje abuzim seksual ndaj një 17-vjeçare.

72 vjeçari i arrestuar B.Tusha e ka pranuar krimin para uniformave blu por ka thënë se marrëdhënia seksuale ka qenë me dëshirë dhe se e mitura e ka provokuar.

Ndërkohë bazuar në dëshminë e të miturës para policisë abuzimi dyshohet të ketë nisur 3- 4 vite më pare kur ajo ishte 13 vjeç. E mitura ka treguar se bashkë me familjen ka jetuar për disa vite në shtepinë e Tushes me qira derisa ndërtuan shtëpine e tyre po në të njëjtën lagje.

Kjo bëri që familja e saj të kishte marrëdhënie të mira me 72 vjeçarin. Duke qenë se ai jetonte vetëm sepse ishte i ve prej vitesh dhe fëmijët i kishte në emigracion familja e çonte 17 vjeçaren që të shkonte në shtëpinë e Barjam Tushes ‘i gatuante dhe t’i pastronte herë pas here.

Sipas BalkanWeb, kohët e fundit 17 vjeçarja ka nisur një histori dashurie me një moshatar të saj të cilit ia tregoi historinë e saj dhe djali e bindi që ta denonconte në Polici ngjarjen.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY