Plagë të rënda në kraharor dhe duar, 36-vjeçari plagos infermieren në shtëpi

Plagë të rënda në kraharor dhe duar, 36-vjeçari plagos infermieren në shtëpi

293
0
Shares

Një infermiere është plagosur të martën (21 prill) nga një 36-vjeçar në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Arrëz, ndërsa policia arrestoi autorin.

Infermierja Armonda Trifoni, kishte shkuar në shtëpinë e Altin Mbrice 36 vjeç për ti bërë gjilpërën nënës së tij të moshuar.

“Shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qendrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pasi ka goditur infermieren, Mbrice është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.

Infermierja e plagosur ndodhet në spitalin e Lushnjes, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Burimet bëjnë me dije se ajo ka një të çarë me thikë në krahëror dhe dy duart.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku dyshohet se 36-vjeçari ka debatuar me infermieren për mjekimin e të moshuarës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY