Epidemiologu italian: Shqipëria nuk i ka të nevojshme tani masat e forta

Epidemiologu italian: Shqipëria nuk i ka të nevojshme tani masat e forta

162
0
Shares

Epidemiologu Giulio Tarro në një lidhje direkte për “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit në Shqipëri dhe argumentoi se ndoshta masat e forta shtrenguese nuk jane te nevojshme ne kete periudhe.

Po ashtu, ai shtoi se mund të mbahen masa dhe doreza, por nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.

Meço: Një këshillë për Shqipërinë që ka një kurbë në formë M? A ka kuptim një kurbë e tillë?

Tarro: Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe.

Meço: Si duhet bërë rihapje Shqipërisë duke pasur parasysh këtë kurbë?

Tarro: Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, por kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY