Konfirmohet gazetari i parë i infektuar nga virusi në Shqipëri

Konfirmohet gazetari i parë i infektuar nga virusi në Shqipëri

927
0
Shares

Një gazetar në Shqipëri është prekur nga COVID 19 në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico në përgjigje të interesit të medias.

Ajo nuk dha detaje mbi identitetin e tij, por nënvizoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kemi një rast që po monitorohet. Është në gjendje të mirë, i vetëzoluar dhe po monitorohet nga mjeku i familjes”.

E pyetur për raste të grave shtatzëna të të infektuara, Fico ka thënë se janë katër raste, ku dy prej tyre janë shëruar.

“Numri i grave shtatzëna pozitive është i ulët. ne kemi katër raste, dy janë shëruar”.

Sa i perket numrit te mjekeve dhe infermiereve te prekur dhe te  sheruar, FIco u shpreh:“Mjekët dhe infermierët monitorohen dhe testohen vazhdimisht. Ndërkohë ne kemi pozitivë 60 mjekë dhe infermierë dhe 2/3 e këtij numri janë të shëruar.” 

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY