MASHTRIMI/ Raporti i Guardia di Finanza për hashashin në Shqipëri, që çuditërisht...

MASHTRIMI/ Raporti i Guardia di Finanza për hashashin në Shqipëri, që çuditërisht “e lexoi” Haki Çako…, NUK EKZISTON…!

74
0
Shares

Foto, Konferenca ku kryepolici Haki Çako “prezantoi” raportin e Guardia di Finanza

Në datën 7 tetor drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, doli në një konferencë për shtyp në krah të një oficeri të Guardia të Finanza, për të raportuar mbi luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Që nga ajo ditë, kjo konferencë dhe të dhënat e Çakos, u njohën në media si “Raporti i Guardia di Finanza” sipas të cilit në Shqipëri është shkatërruar 99.8% e sipërfaqes së mbjellë me kanabis sativa. (Kjo shifër u përsërit edhe nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri një ditë më pas). Ajo që ra në sy në konferencën për shtyp të policisë së shtetit ishte fakti se shifrat dhe raporti i “Guardia di Financa” u lexuan nga kryepolici Haki Çako dhe jo nga vetë përfaqësuesi i këtij organizmi. Në vitin 2013 ky raport u prezantua nga vetë oficerët e “Guardia di Finanza”. Meqë ky raport është kthyer në një “avokat mbrojtës” për Tahirin dhe Ramën kohët e fundit ka lindur pyetja: Ku është raporti i GDF-së mbi kanabisin? Në faqen on-line të Guardia di Finanza, nuk gjen asnjë raportim, përveç një operacioni vëzhgimi ajror e fotografimi i gushtit 2013.
Respublica iu drejtua me e-mail selisë së GDF-së në Itali. Përgjigja ishte e papritur: një përmbledhje lidhjesh të mediave shqiptare që kishin folur për këtë çështje, por jo një raportin e GDF.
Më pas “Tema TV” u vu në lidhje telefonike me zyrën e shtypit të GDF-së, konkretisht me përfaqësuesin e saj, Stefano Catorcci.


Gazetari: Përshëndetje Stefano! Ju falënderoj për përgjigjen e e-mailit tonë. E morëm sot. Në fakt përgjigja thjesht përfshinte një përmbledhje të shtypit shqiptar. Ne jemi të interesuar të kuptojmë më në detaje rolin e Guardia di Finanza qoftë për sa i përket këndvështrimit teknologjik, qoftë edhe për atë logjistik, por edhe të dhëna me shifra mbi suksesin apo të gjithë operacionin në përgjithësi të këtyre muajve të fundit, sepse nga shtypi shqiptar kemi pasur vetëm një tregim sipërfaqësor pa shumë detaje.
Catorcci: Jo, në këtë moment ne menduam t’ju nisim përmbledhjen e shtypit shqiptar, pikërisht sepse në konferencën për shtyp, të cilën me siguri e keni dëgjuar, që u drejtua nga drejtori i policisë shqiptare, në atë konferencë që u mbajt më 8 tetor, më fal më 7 tetor se më 8 ishte përmbledhja e shtypit, merrte pjesë edhe një zyrtar i yni, kolonel Minuto, i ulur në të majtën e drejtorit të policisë shqiptare. Ai ka dhënë ndonjë diçka, ndonjë të dhënë, ndonjë numër. Por ne, për zgjedhje, d.m.th fatkeqësisht nuk varet nga unë, por zgjedhje e administratës sonë, për të mos komentuar më tej; d. m. th Guardia di Finanza foli për sa i përket kësaj situate, d.m.th bashkëpunimit me qeverinë shqiptare në betejën kundër fenomenit të mbjelljes së marijuanës në territorin shqiptar gjatë konferencës. Për këtë arsye, kërkesës suaj për detaje të mëtejshme ne i themi JO. Është fiks një zgjedhje e jona. Dërguam një kolonel, kolonel Minuto, në Shqipëri për të dhënë konferencën e shtypit; kush ishte prezent i bëri pyetjet. Por në këtu nga Italia nuk komentojmë këtë situatë. Nuk e di sa arrita t’ju shpjegoj. U përpoqa të isha sa më i qartë dhe i përmbledhur të ishte e mundur.
Gazetari: Ishit shumë i qartë.
Catorcci: Ja, kjo është. D.m.th, fatkeqësisht, për aq sa na përket, duke mos pasur të dhëna të tjera, kishim vetëm përmbledhjen e shtypit shqiptar dhe atë ju dërguam. Sa të mos përgjigjeshim fare apo t’ju kthenim një email bosh, menduam që më mirë t’ju dërgonim përmbledhjen e shtypit shqiptar. Sepse në fakt ne nuk kemi të dhëna të tjera. Gjithashtu ne nuk dimë as çfarë ka thënë kolonel Minuto në konferencë. D. m. th ne nuk kemi as tekstin e tij. Sepse vendosëm të mos e ndjekim këtë gjë. Pikërisht sepse është diçka që ka ndodhur në territorin shqiptar dhe atëherë i tërë komunikimi është ndjekur plotësisht nga policia shqiptare. Pikërisht për këtë.
Gazetari: Faleminderit!
Catorcci: Asgjë, faleminderit juve dhe ridëgjohemi një herë tjetër”.

Është shumë e qartë: Nuk ka një raport të Guardia di Finanza për kanabisin në Shqipëri. Nuk ka një dokument që të mund të jetë i vlefshëm për publikun. Ka vetëm prezencë të një oficeri të GDF-së në një konferencë për shtyp të Haki Çakos, që ka shërbyer edhe për të hedhur para opinionit shqiptar këtë version, që shërbeu si sapun për të larë fytyrën e nxirë nga Republika e Kanabisit që është prezent çdo ditë. Mbetet një version i dyshimtë derisa pala shqiptare të ofrojë një dokument zyrtar të firmosur e vulosur nga GDF, derisa kjo e fundit të japë njoftimin si për çdo operacion në faqen e vet. Natyrisht letrat pa firmë si ato që u shërbyen në rastin e skandalit të pajisjes përgjuese do të ishin një gënjeshtër tjetër, asgjë më shumë. /Respublica/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY