Basha kerkon qe hapja te shoqerohet me masa per te kotrolluar virusin

Basha kerkon qe hapja te shoqerohet me masa per te kotrolluar virusin

76
0
Shares

Hapja e shoqëruar pa një plan për të kontrolluar virusin, mund të sjellë pasoja të rënda, tha sonte kreu i opozites, Lulzim Basha ne nje interviste per Suri tv.
Ai e ilustroi kerkesen e tij me shembullin e fasonerive që çdo ditë po sjellin raste të reja të infektimit.

Kjo është arsyeja, shtoi ai, pse kemi kërkuar vazhdimisht rritjen e testimeve. Kreu i demokratëve tha se për këtë arsye ka insistuar në mbylljen e fasonerive, dhe pagat e punojësve mund t’i kishte mbuluar qeveria nëse do të anulonte disa kontrata që ka me oligarkët.

Lidhur me dërgimin e infermierëve të rinj në Itali, Basha u shpreh se e mirëpret çdo ndihmë për Italinë, por theksoi se kjo nuk duhet bërë për propagandë, ndërkohë që qeveria dhe Rama po shpërfillin shqiptarët, siç ishte rasti i të mbeturve në Kakavijë e Kapshticë për disa ditë.

Lideri i opozitës theksoi se qeveria dhe Rama vijojnë të improvizojnë çdo ditë, dhe nuk ka një strategji të saktë dhe hapa të studiuar për menaxhimin e krizës, asaj shëndetësore dhe ekonomike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY