Thaçi shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në spital menjëherë

Thaçi shfaq probleme shëndetësore, shtrohet në spital menjëherë

112
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur me gurët në veshka. Thaçi është shtrirë në klinikën e Urologjisë për t’i kryer trajtimet mjekësore.

Gazeta Express merr vesh se Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore  ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.

Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.

“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY