MOTI/ Lajm i mirë, sot kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash

MOTI/ Lajm i mirë, sot kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash

53
0
Shares

Gjatë ditës së premte, kthjellimet dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me mot të kthjellët në të gjithë ultësirën Perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore Lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të vijojë edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 27 apo 28 gradë C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY