Masakër në Kanada, autori i veshur si polic vret 16 persona

Masakër në Kanada, autori i veshur si polic vret 16 persona

191
0
Shares

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë që zgjati për 12 orë në vende të ndryshme në Nova Scotia, Kanada.

Mediat e huaja shkruajnë se në mesin e viktimave ishte dhe një efektive policie. Ndërkohë autori i masakrës është identifikuar se Gabriel Wortman, 51 vjeç. Ai u gjet i vdekur pas sulmit, i veshur si oficer policie.

Një prej të vrarëve ishte Heidi Stevenson, i cili kishte shërbyer në forcë për 23 vjet, si efektiv policie.

“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mik dhe koleg të jashtëzakonshëm”, tha Komisioneri Bergerman.

Sipas mediave kanadeze, vrasësi, një dentist, ishte maskuar si agjent dhe kishte modifikuar gjithashtu makinën e tij për ta bërë atë të duket si makinë e policisë.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme” dhe drejtuesi i Nova Skocisë Stephen McNeil u tha gazetarëve “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY