SHBA po pergaditet per hapje, parashikimi i Universitetit te Uashingtonit

SHBA po pergaditet per hapje, parashikimi i Universitetit te Uashingtonit

141
0
Shares

Ndërsa në SHBA numri i të vdekurve nga koronavirusi ka vazhduar të rritet, shtrimet në spital dhe tregues të tjerë janë duke u ulur, një shenjë që tregon se kufizimet drastike të distancimit fizik të vendosura në 42 nga 50 shtetet amerikane po funksionojnë, transmeton Zeri i Amerikes.

Një model i ri parashikimesh i Universitetit të Uashingtonit që citohet shpesh nga zyrtarët e shëndetit publik dhe nga Shtëpia e Bardhë, tregon se virusi në SHBA do të shkaktojë 60,308 vdekje deri më 4 gusht, ose 12 përqind më pak se një parashikim i bërë në fillim të javës së shkuar.

“Po shohim se shifrat po bien, sepse disa qeveri lokale dhe po ashtu shumë individë kudo në vend, po zbatojnë masat për të mbrojtur familjet e tyre, fqinjët, miqtë dhe bashkëpuntorët duke zvogëluar kontaktin fizik,” tha Christopher Murray, drejtor i Institutit për Statistikat dhe Vlerësimet Shëndetësore në këtë universitet.

Instituti tha se shtetet me shkallë të ulët vdekjesh, si Vermonti, Virxhinia Perëndimore, Montana dhe Hawaii, mund të zbutin disa kufizime më 4 maj, për sa kohë që vazhdojnë të kufizojnë tubimet sociale.

Sipas institutit, shteteve që zbutin masat e qëndrimit në shtëpi u kërkohet gjithashtu të fillojnë testime në shkallë të gjerë për infeksionet dhe për të izoluar cilindo që teston pozitiv, duke gjurmuar kontaktet e ngushta të tyre dhe duke i izoluar ata.

Shtete të tjera me popullsi kryesisht rurale ose me popullsi të rrallë, si Ajova, Dakota e Veriut dhe e Jugut, Nebraska, Juta, Arkansas, dhe Oklahoma, mund të duhet të presin deri në fund të qershorit ose në fillim të korrikut, tha instituti, i cili rekomandon që shtetet të rihapen vetëm nëse kanë shkallë infeksioni më pak se një në 1 milion.

Parashikimi i fundit për herë të parë përfshin të dhënat e telefonëve celularë që tregojnë se njerëzit filluan të kishin më pak kontakte me njëri-tjetrin më herët sesa supozohej më parë, veçanërisht në Jug.

Përditësimi i fundit i modelit të Universitetit të Uashingtonit vjen ndërkohë që numri i infeksioneve me COVID-19 në SHBA e kaloi shifrën 700 mijë. Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve është më shumë se 37 mijë. Shteti i Nju Jorkut ka gati gjysmën e vdekjeve. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY