EMRI/ Pas Dibrës, PS kandidon një tjetër mjek edhe për bashkinë e...

EMRI/ Pas Dibrës, PS kandidon një tjetër mjek edhe për bashkinë e Kolonjës

55
0
Shares

Pas Dibrës, të cilën PS ia besoi mjekut të njohur Muharem Rama, socialistët kanë vendosur që edhe kandidati për qytetar të parë të Kolonjës, të jetë gjithashtu një mjek.
Partia Socialiste ka nxjerrë kandidatin e saj për zgjedhjet e kryetarit të Bashkisë Kolonjë. Ai është mjeku Ilia Stefo, i cili do të jetë përballë kandidatit të opozitës i zgjedhur nga Partia Agrare e Agron Dukës.
Nga ana tjetër, opozita ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati saj në këto zgjedhje.
Zgjedhjet do të mbahen më 20 nëntor të këtij viti. Kjo datë u dekretua më herët gjatë së enjtes nga Presidenti Nishani.
Zgjedhjet në Bashkinë Kolonjë do të mbahen për shkak të humbjes së parakohshme të jetës se ish-kryebashkiakut Arben Malo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY