Scaneret rastesore po zbulojnë raste te infektimit me koronavirus

Scaneret rastesore po zbulojnë raste te infektimit me koronavirus

144
0
Shares

Scaneret rastesore po zbulojnë raste te infektimit me koronavirus, megjithese testet rezultojne negative. Nje analize dhe disa propozime te grupit te eksperteve prane PD.

Deklarate e grupit te eksperteve antiCOVID prane PD:

Ne Qendren e Traumes u paraqiten dy paciente te traumatizuar. Ne egzaminimin e zakonshem me Scaner u konstatuan demtime egzistuese pulmonare, karakteristike prej Covid 19. Ne testimin virusologjik (tampon) te metejshem rezultojne negative, pra ka nje mosperputhje ne diagnoze. Po te analizojme dhe te dy rastet e meparshme te aksidentuara nga Durresi, gjejme po keshtu mosperputhje midis ekzaminimit Scaner dhe atij me tampon.

Ne kete situate, vete te dhenat e Scanerit, qe jane me te besueshme flasin per probleme serioze ne zbulimin e te prekurve, ne ndjekjen e ketyre, difekte keto madhore qe kerkojne zgjidhje:

—Se pari, ne keto raste duhet kerkim i dyfishte virusologjik (PCR) ne nje laborator tjeter me riperseritje te ekzaminimit pas 3-5 ditesh. Kjo norme tek ne nuk realizohet sepse gjithçka eshte monopol i nje laboratori, edhe pse jane mundesite e shfrytezimit te lavoratoreve te tjere per kete test.
—Se dyti, pamja karakteristike nga Scaneri i atij pulmoni mund te vazhdoje te qendroje gjate mbas ketyre demtimeve virusale, pra rezultati negativ i “tamponit” nuk hedh poshte diagnozen me Scaner, pra as gjurmimin e domosdoshem te kontakteve, gje qe nuk po behet.
—Se treti keta paciente, ashtu si dhe depistimi ne teresi, kane nevoje per analizat imunologjike IGG, IGM dhe IGA gje e mundshme ne nje numer te konsiderueshem laboratoresh, por qe me gjithe insistimin tone vazhdon te shpallet “e ndaluar”. Theksojme se “justifikimi” me certifikimin nga OBSH te tyre, qe po perdoret per ta bllokuar edhe kete ekzaminim vetem ne QSUT, eshte i pavertete. Vecse sot kur ka metoda te shumta te percaktimit te antitrupave qe nga imunokromatografia deri te ELISA; kujdes me perzgjedhjen!
—Se katerti, ky fenomen i zbulimit te demtimeve te mushketive prej Covid 19 nga ekzaminimet Scan per shkak te arsyeve te tjera, flet per moskorrespondimin e te dhenave zyrtare me numrin e te infektuareve ne realitet, si pasoje e nje niveli testimi me “tampon” shume nen nevojat e vendit dhe mungesen e plote te atij imunologjik, qe nuk mund te tejkalohen vetem me nga nje pike analizash. Duhen mobilizuar me rimbursim per qytetaret, te gjitha kapacitetet laboratorike ne qender e periferi per test, test, test.
—Se pesti, zbulimi i ketyre pacienteve me demtime te tilla ne mushkeri, pra ne stade te avancuara te semundjes, tregon nje mosfunksionim te hallkave, duke filluar nga mjeku i familjes, qe duhet te shnderrohet ne nje nga “motorret” kryesore, si dhe per domosdoshmerine e perfshirjes ne kete perballje per depistim e trajtim te te gjitha mundesive imazherike te vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY