Shënohet një rast i ri me COVID-19 në Fier, lajme të mira...

Shënohet një rast i ri me COVID-19 në Fier, lajme të mira nga Korça

189
0
Shares

Ka shkuar në 36 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier. Mësohet se ka rezultuar pozitiv një tjetër qytetar, që është i afërm i 3 pacientëve të fundit, që u prekën nga COVID-19, dhe që ishin një vatër e re infeksioni në këtë qytet.

Menjëherë pas kësaj, janë izoluar gjithë familjarët dhe të afërmit, me të cilët mund të kenë pasur kontakte të infektuarit.

Por një lajm i mirë vjen për qytetarët korçarë në vigjilje të Pashkës Ortodokse kur shënohet edhe një tjetër person i shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 17. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në Korçë nuk ka patur asnjë të dyshuar si i prekur nga koronavirusi, arsye për të cilën nuk është dërguar asnjë tampon për analiza.

Nga ana tjetër, janë dërguar 7 tampona nga qyteti i Pogradecit, për të cilat ende pritet një përgjigje. Bëhet fjalë për shtatë emigrantër shqiptarë të ardhur nga Greqia e Maqedonia e Veriut dhe të karantinuar gjatë ditëve të fundit në një prej hoteleve të qytetit liqenor.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY